×
  • Sport
  • Sport

    Arian Daci ishte tifoz i Milanit, shokët e kujtojnë me parullë gjatë ndeshjes me Interin

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 22:20

    Vdekja e ish-zv.ministrit të Diasporës, Arian Daci, i cili ndërroi jetë tragjikisht muaj më parë, kur një ortek bore e mbyti në Brezovicë tronditi Kosovën, e në veçanti miqtë e tij të ngushtë. Me këta të fundit siç duket kishe bërë shumë plane.


    Daci dhe shokët e tij kishin planifikuar edhe të shkonin bashkë në qytetin italian të Milanos, për ta ndjekur nga stadiumi “San Siro” derbin lokal, AC Milan – Inter, pasi ish-zv.ministri i ndjerë ishte tifoz i Milanit, dhe kishte blerë biletë për ta mbështetur nga tribuna klubin e tij të zemrës.

    Miqtë e tij të ngushtë i kanë shkuar deri në fund planit, dhe kanë zënë vendet e tyre në stadiumin milanez.

    Janë kujdesur që gjithsesi ta kujtojnë Arianin – me një parullë gjigante, të cilën e kanë shpalosur teksa ndeshja e futbollit po zhvillohej.

    “O shoku jonë ti me neve n’❤ gjithmonë”, thuhej në këtë parullë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!