×
  • Sport
  • Sport

    Arsenal, Chelsea, United dhe Spurs luten që City ta fitoj FA Cup, kjo është arsyeja

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 15:22

    Arsenal, Chelsea, Manchester United dhe Tottenham mund të jenë duke u lutur që Manchester City ta fitoj FA Cup për shkak të implikimeve që mund të kenë gjatë verës.

    Nëse Manchester City nuk e fiton FA Cup kjo nënkupton që ekipi që përfundon i 6-ti në Premier Leage do të filloj sezonin e ardhshëm të Europa League në raundin e dytë të kualifikimeve, shkruan Reporteri.net

    Kjo është sepse nëse njëra nga gjysmëfinalistet (Wolves, Watford apo Brighton) fitojnë FA Cup, do të kualifikoheshin direkt për në fazën e grupeve të Europa League dhe mund ta lënë vendin e 6-të ta ndjekë rrugën e kaulifikimeve.

    Nëse kjo ndodhë atëherë ekipi do të duhej të fillonte kampanjën më 25 korrik, dhe do të përballej më pas me një parasezonë tejet sfilitëse./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!