Arsenali dhe Chelsea kualifikohen në gjysmëfinale të Ligës së Evropës

Skuadra e Chelseat dhe ajo e Arsenalit janë kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, shkruan Reporteri.net.


Chelsea ka mposhtur me rezultat të përgjithshëm 5:3 Slavia Praguen.

Kurse Arsenali ka shënuar fitore edhe si mysafirë ndaj Napolit, duke shënuar fitore edhe në udhëtim me rezultatin 0:1, për të regjistruar rezultatin total 3:0.

Edhe skuadra e Valencias ka arritur që me sukses të kalojë kundërshtarët e Villarreal, për të kaluar në fazën gjysmëfinale.

Tutje ka shjkuar edhe skuadra nga Bundesliga, Eintracht Frankfurt, e cila ka ruajtur nderin e futbollit gjerman në garat evropiane pasi ka arritur që me sukses të përmbysë disfatën prej 4:2 në ndeshjen e parë ndaj Benficas, duke shënuar fitore 2:0 para ashikuesve të vet. /Reporteri.net/.