×
  • Sport
  • Sport

    Arsenali shpresat te Liga e Europës për të kualifikuar në Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    05 Maj 2019 | 20:02

    Arsenali ka gabuar në shtëpi në xhiron e 37-të në Premierligë, duke barazuar 1-1 me Brighton & Hove Albion.


    “Topçinjtë” e nisën mirë takimin duke shënuar golin e epërsisë në minutën e 9’, Pierre-Emerick Aubameyang për 1-0 nga penalltia.

    Por Arsenali u ndëshkua në pjesën e dytë, pasi paraprakisht nuk shfrytëzoi rastet.

    Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ndërhyri në Solly March në minutën e 59’ duke shkaktuar penallti.

    Nga pika e bardhë nuk gaboi sulmuesi, Glenn Murray, duke realizuar për 1-1.

    Arsenali pas këtij barazimi renditet i pesti në tabelë me dhe gjendet 3 pikë larg vendit të katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve e që mbahet nga Tottenham Hotspur.

    Arsenalit i duhet fitore patjetër ndeshjen e radhës dhe 7-8 gola dhe të shpreson në humbjen e Tottenhamit për të marrë vendin e katërt çka thuajse është e paarritshme.

    Kjo i bie që Arsenali duhet të triumfojë sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve, është që të triumfojë këtë edicion në Ligën e Europës. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!