×
  • Sport
  • Sport

    Atletico Madrid me mungesa të mëdha kundër Juventus

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 11:11

    Diego Simeone ka publikuar listën e lojtarëve që do të udhëtojnë për në Torino për ndeshjen kthyese në kuadër të Champions League që Atletico Madrid e Zhvillon kundër Juventus.

    Ajo çka bie në sy janë mungesat e mëdha që Atletico do t’i ketë kundër kampionëve të Italisë. Diego Costa, Lucas Hernandez, Filipe Luiz e Thomas janë lojtarët që janë lënë jashtë listës për shkak të dëmtimeve.

    Skuadra e Simeones ka një avantazh të madh kundër “Zonjës së Vjetër” të cilët i ka mposhtur 2:0 në ndeshjën e parë që u zhvillua në “Wanda Metropolitano”.

    Juventus dhe Atletico Madrid takohen të martën me fillim nga ora 21:00 në Allianz Stadium, ndeshje kjo në të cilën Bjorn Kuipers pritet ta ndajë drejtësinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!