×
  • Sport
  • Sport

    Australia ia refuzon vizën Gjokoviqit, i mbetet veç një mundësi

    Reporteri
    14 Janar 2022 | 8:22

    Australia ia ka anuluar përsëri vizën tenistit serb, Novak Gjokoviq, dhe synon që ta dëbojë atë nga vendi. Ankesa ligjore mbetet shpresa e vetme për të për të mos e humbur pjesëmarrjen në garë.

    Ministri i Migrimit, Alex Hawke, i ka shfrytëzuar kompetencat e tij personale për t’ia anuluar vizën tenistit të njohur. Avokati i Gjokoviqit raportohet se po përgatitet për të paraqitur ankesë të menjëhershme për bllokimin e vendimit.

    Ministri Hawke tha: “Sot e ushtrova pushtetin tim sipas nenit 133C(3) të Aktit të Migrimit për ta anuluar vizën e mbajtur nga z.Novak Gjokoviq për arsye të shëndetit dhe rendit të mirë, mbi bazën se është në interesin e publikut që të veprohet kështu.”

    “Duke e marrë këtë vendim, unë i kam shqyrtuar me kujdes informatat e ofruara nga Departamenti i Punëve të Brendshme, Forca Kufitare Australiane dhe z.Gjokoviq”, shtoi ai.

    Turneu “Australian Open” fillon të hënën. Nëse tenisti nuk paraqet ankesë në gjykata ose nëse ankesa i refuzohet, ai do të dëbohet menjëherë nga Australia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!