×
  • Sport
  • Sport

    Babai i Agueros zbulon një lajm shokues për të birin

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 13:52

    Leonel Del Castillo, babai i Sergio Agueros, ka zbuluar se sulmuesi argjentinas mund ta bëjë një rikthim emocional në klubin e tij të fëmijërisë, Independiente.

    Ai ka theksuar se një rikthim në Argjentinë është i pashmangshëm edhe pse Sergio kishte rinovuar kontratën deri në vitin 2021, shkruan Reporteri.net

    “Ai ka rinovuar kontratën për dy vite më shumë por nëse në Korrik ai duhet të vijë, ai do të vijë të luaj këtu” ka thënë babi i Sergios.

    Aguero kishte dalë nga akademia e klubit të Independientes dhe ishte lojtari më i ri që ka debutuar me klubin me vetëm 15 vite mbi supe./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!