Barcelona ka mposhtur Valencian me rezultat 4 me 2 për të forcuar pozitën e dytë në tabelë.

Ylli i këtij takimi ishte sulmuesi polak Robert Lewandowski, i cili realizoi tre gola.

Gjasat për titull janë shuar, teksa i rrezikohet pozita e dytë nga Girona.

Reklamë

Golin tjetër për Barçën e ka realizuar Lopez.

Golat për Valencian i realizuan Hugo Duro dhe Pepelu.

Me këtë fitore, Barça ka 73 pikë, dy më shumë se Girona në pozitën e tretë.