Barcelona me rezultat minimal ka mposhtur të premten mbrëma Mallorcan e sulmuesit kosovar, Vedat Muriqi.

29-vjeçari ka luajtur 90 minuta në humbjen si mysafir i Barçës.

Golin e vetëm për Barçën e ka realizuar i riu, Lamine Yamal në minutën e 73-të.

Reklamë

Me këtë fitore, Barcelona ngjitet në pozitën e dytë me 61 pikë, pesë më pak se Real Madridi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkaq, Mallorca gjendet në pozitën e 15-të në La Liga.