×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona dështon ndaj vendit të fundit në tabelë

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 18:33

    Barcelona nuk ka shkuar më shumë se sa një barazim pa gola ndaj Huescas.


    Për shkak të ndeshjes në mesjavë ndaj Manchester United, Ernesto Valverde kishte vendosur të pushojë shumicën e skuadrës, derisa ka befasuar me 11-shen startuese.

    Moussa Wague, Todibo, Rique Puig dhe Jeison Murillo debutuan për herë të parë në La Liga, por nuk shkoi gjithçka si duhet.

    Pavarësisht dominimit të plotë dhe disa zëvëndësimeve në pjesën e dytë, Barça nuk arriti të thyente mbrojtjen e hekur të mysafirëve.

    Barcelona mbetet lidere me 74 pikë, ndërsa Huesca në vendin e fundit me 25 pikë.

    Javën e ardhshme, ‘Blaugranasit’ presin në shtëpi Real Sociedadin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!