×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona me dy gola epërsi mbyll pjesën e parë

    Reporteri
    13 Mars 2019 | 21:52

    Barcelona e ka mbyllur me epërsi prej 2-0 pjesën e pare kundër Lyonit në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, që po zhvillohet momentalisht në “Camp Nou”.


    Lionel Messi shënoi nga penaltia por me stil, për t’i dhënë Barçës epërsinë 1:0 në minutën e 18-të.

    Golin e dytë për skuadrën katalanase e shënoi mesfushori brazilian, Phillipe Coutinho në minutën e 31-të të takimit.

    Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave në Francë përfundoi baras pa gola. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!