Një gjobë prej vetëm 602 eurosh ka mjaftuar për të mbajtur të hapur përplasjen mes Barcelonës dhe Atlético Madridit.
Në qendër të konfliktit është sulmuesi argjentinas Julián Álvarez dhe mënyra se si janë zhvilluar kontaktet për një transferim të mundshëm.
Atlético Madrid pretendon se Barcelona duhej të niste komunikimin me klubin madrilen përpara se të kontaktonte për çështjen e lojtarit, i cili është nën kontratë deri në qershor të vitit 2030.
Nga ana tjetër, Barcelona mbron qëndrimin e saj, duke deklaruar se ka respektuar procedurat dhe se i ka paraqitur klubit madrilen një ofertë zyrtare.
Rasti kaloi fillimisht edhe në FIFA, por organizmi ndërkombëtar u deklarua jokompetent për ta shqyrtuar.
Më pas, Federata Spanjolle e Futbollit vendosi një gjobë prej 602 eurosh për shkelje të rregullores disiplinore. Megjithatë, shuma e ulët e sanksionit nuk e zbeh rëndësinë e çështjes.
Për Barcelonën, pranimi i vendimit mund të ketë pasoja në planin e përgjegjësisë institucionale, ndaj klubi pritet të kërkojë rishikimin e tij.
Përplasja vjen pas një vere të tensionuar, kur e ardhmja e Álvarez u bë objekt diskutimi pas shprehjes së dëshirës së tij për t’u larguar nga Madridi.
Tashmë, beteja për sulmuesin argjentinas vazhdon në planin disiplinor dhe institucional.