Barcelona raportohet se ka hyrë në garë për të siguruar shërbimet e trajnerit të Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso.
Gjiganti spanjoll është në kërkim të trajnerit të ri pasi Xavi ka konfirmuar se do të largohet në fund të sezonit.
Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel është lidhur me postin e trajnerit të Barça dhe së fundmi ka folur për mundësinë që të punojë në La Liga.
Si kandidatë të tjerë janë përmendur edhe Jurgen Klopp, Hansi Flick dhe Julian Nagelsmann, por me shumë gjasa Barcelona do të përqendrohet te emërimi i Alonsos.
Sipas gazetës Sport, Alonso është emër i pëlqyer në bordin e Barcelonës për shkak të suksesit që është duke kaluar me Leverkusenin në Bundesliga.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.