×
  • Sport
  • Sport

    Barcelona ofertë zyrtare për kapitenin e Ajax-it

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 13:18

    Matthijs de Ligt është njëri nga lojtarët që pritet të jetë temë diskutimi në të gjitha top klubet europiane.

    Ai është duke shfaqur formë të lartë këtë sezonë me Ajaxin e Amsterdamit dhe duke marrë parasyshë edhe moshën e tij të re si 19 vjeçarë, nuk është çudi që e kërkojnë top klubet europiane, shkruan Reporteri.net

    Barcelona së fundi ka ofruar 60 milionë euro në drejtim të Ajaxit për ti siguruar shërbimet e kapitenit më të ri që ka luajtur ndonjëherë në Ligën e Kampionëve.

    Barcelona ka konkurrencën e Juventusit dhe Liverpoolit me këta të fundit që shihen si favorit për ti siguruar shërbimet e tij pasi që bashkëkombasi i tij Virgil van Dijk luan në Liverpool. Poashtu edhe vet lojtari e ka shprehur dëshirën që të luaj krah Virgil van Dijk pasi kjo do ta ndihmonte në zhvillimin e karrierës./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!