×
  • Sport
  • Sport

    Bayerni marshon sigurt drejt titullit

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 18:22

    Bayerni ka vazhduar me hapa të sigurt drejt titullit.


    ‘Bavarezët’ kanë mposhtur bindshëm 1-4 Fortuna Dusseldorfin, duke rimarrë vendin e parë në tabelë.

    Ekipi i Kovac shkoi qetësisht në dhomat e zhveshjes në pjesën e parë pasi arriti të shënonte dy herë me Kingsley Coman (15′ 41′).

    Sergi Gnabry (55′) trefishoi rezultatin, ndërsa vendasit krejt në fund shënuan golin e nderit me anë të Lukebakio (89′) që shënoi nga penalltia.

    Për rezultati përfundimtar të ndeshjes u përkujdes Goretzka në minutat shtesë të ndeshjes.

    Kësisoji, Bayerni rimerr kreun me 67 pikë, një më shumë se Dortmund që ka 66. Dusseldorf mbetet në vendin e 10-të me 37 pikë.

    Në javën e ardhshme, Bayerni pret Werderin e Rashicës në ‘Allianz Arena’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!