Bayern Munich ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit Joao Palhinha nga Fulhami.
Gjiganti gjerman ka paguar 50 milionë euro plus 5 shtesa.
Mesfushori portugez para një muaji kishte arritur marrëveshje për kushtet personale dhe që prej muajit maj ka bërë përpjekje për transferimin te Bayerni.
Ai do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare.