BBC Sport ka shkruar për Kosovën dhe ëndrrën e saj drejt Botërorit që u shua sonte nga Turqia, pas humbjes që pësoi në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Në artikull është përshkruar rrugëtimi i Kombëtares që nga ndeshja e parë. Teksa përmendet fitorja ndaj Sllovakisë, theksohet se Kosova nuk arriti të fitonte ndaj Turqisë në ndeshjen vendimtare, përcjell Reporteri.net.

“Humbja i dha fund ëndrrës së Kosovës për një paraqitje të parë në Kupën e Botës, më pak se 10 vjet pasi luajti ndeshjen e saj të parë kualifikuese për Kupën e Botës. Kombi ballkanik, i cili shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, u lejua të luante ndeshjen e parë nga FIFA në mars 2014 – një barazim 0-0 me Haitin. Ndeshja e tyre e dytë ishte një humbje 6-1 ndaj Turqisë. Kosova e përfundoi grupin kualifikues vetëm tre pikë pas Zvicrës dhe një vendi automatik në Kupën e Botës të kësaj vere. Kjo bëri që të përballej me Sllovakinë në gjysmëfinalen e “Path C”, duke fituar një ndeshje emocionuese 4-3, por nuk arriti të thyejë Turqinë në ndeshjen historike vendimtare”, thuhet në artikull.

Reklamë

Dardanët patën disa raste për të shënuar, madje goditën edhe shtyllën, por që asnjë nuk arritën ta finalizojnë me gola.

Goli nga Turqia u shënua nga Kerim Akturkoglu.

Turqia kthehet në Botëror pas 24 vjetësh./Reporteri.net