×
  • Sport
  • Sport

    Berisha – Lazio, ndarja po troket

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 14:35

    Futbollisti i zhgënjyer kosovar pritet të ndahet me klubin italian gjatë verës.


    Valon Berisha ishte konsideruar si yll vitin e kaluar kur ishte transferuar nga Salzburgu në Lazio, shkruan Gazeta Express.

    Mirëpo, palët mund të ndahen pas vetëm një viti.

    Eksperienca e mesfushorit kosovar tek klubi italian nuk ka shkuar sipas parashikimeve.

    Lëndimet e njëpasnjëshme dhe forma jostabile kanë bërë që përfaqësuesi kosovar të mos ketë hapësira të mjaftueshme tek ekipi nga Serie A.

    Për këtë shkak flitej se Berisha mund të largohej nga “Biancocelesti” gjatë janarit, por në fund vendosi të qëndrojë në Romë.

    Mirëpo, mediat italiane shkruajnë se futbollisti i lindur dhe rritur në Norvegji do të largohet përfundimisht nga Lazio gjatë verës.

    Mesfushori luftarak i ka zhvilluar vetëm 192 minuta në Serie A, por nuk ka arritur t’i bind drejtuesit e Lazios.

    Andaj, klubi italian po planifikon ta shesë atë në fund të sezonit për një shumë të përafërt me aq sa e kishte blerë, 8-10 milionë euro.

    Berisha ka pasur rënie të formës dhe kjo është vërejtur edhe me paraqitjet e tij në Përfaqësuesen e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!