×
  • Sport
  • Sport

    Bersant Celina pasi u mposht nga City viziton Prizrenin

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 17:52

    Sulmuesi i Kosovës, Bersant Celina, ka vizituar qytetin e Prizrenit vetëm pak orë pasi skuadra e tij Swansea City u mund nga ish-skuadra e tij, Manchester City në çerekfinale të FA Cup.


    Celina shënoi për Swansean, por kjo e fundit u mposht 2 me 3.

    Pas këtij dëshpërimi, Celina ka mbërritur në Kosovë pasi është ftuar për dy ndeshjet e përfaqësues në futboll ndaj Danimarkës në miqësore dhe Bullgarisë në kualifikimet për Euro 2020.

    Ai ka ndarë me ndjekësit e tij fotografi dhe video nga Prizreni. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!