×
  • Sport
  • Sport

    Cancelo tregon për mosmarrëveshjet me Guardiolën

    Reporteri
    19 Mars 2024 | 13:57

    Joao Cancelo ka rrëfyer se mosmarrëveshjet me Pep Guardiolën patën rol në thyerjen e marrëdhënieve te Manchester City.

    Portugezi 29-vjeçar kaloi tre vjet e gjysmë te City dhe ishte njëri prej lojtarëve kryesor, duke realizuar nëntë gola dhe 22 asistime në 154 paraqitje.

    Mirëpo Cancelo i prishi punët me Guardiolën pas Kampionatit Botëror dhe nuk përfshihej në formacionin e rregullt. Kjo e nxiti portugezin që të huazohej te Bayern Munichu në janarin e vitit 2023, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Vitin e kaluar, Cancelo dhe Guardiola nuk e bën të madhe përplasjen që kishin, duke thënë se vendimi për largim nga City ishte për shkak të mungesës së hapësirës.

    Në një intervistë për gazetën portugeze RTP, Cancelo ka thënë se kishte gjëra për të cilat nuk pajtoheshin me njëri-tjetrin.

    “Kisha gjëra që nuk pajtohesha dhe ai nuk pajtohej me diçka që thosha. Mirëpo nuk pendohem, jam mirënjohës. Jeta vazhdon. Jam shumë i lumtur këtu”.

    Mbrojtësi është ende lojtar i Cityt, por nuk pritet të kthehet. Barcelona nuk ka gjasa të ofrojë më shumë se 20 milionë euro për shërbimet e tij për shkak të kufizimeve financiare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!