×
  • Sport
  • Sport

    Celina: I lumtur që jam rikthyer në ekipin Kombëtar

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 20:02

    Bersant Celina i cili po shkëlqen te Swansea City në Championship, mungoi në disa ndeshje në Ligën e Kombeve.


    Por, ai është ftuar nga Bernard Challandes për ndeshjet e marsit që Kosova do t’i zhvillojë kundër Danimarkës dhe Bullgarisë.

    Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale duke treguar për ndjesinë e rikthimit në Përfaqësuesen e Kosovës.

    “I lumtur që jam rikthyer në ekipin Kombëtar”, ka shkruar Celina në Instastory, transmeton Reporteri.net.

    Celina ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar edhe 6 asiste në 37 ndeshje për Swansea City deri më tani në sezonin 2018/19.

    Duke parë formën fantastike që po kalon 22-vjeçari, nuk përjashtohet mundësia që trajneri ta inkuadron nga minuta e parë në lojë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!