×
  • Sport
  • Sport

    Celina pas golit ndaj Manchester City: Ishte për të gjithë ju që më kritikuat

    Reporteri
    16 Mars 2019 | 22:18

    Pas e shënoi një gol të bukur në ndeshjen kundër Manchester Cityt, Bersant Celina e ka sqaruar arsyen e festimit dhe ka bërë të ditur se ai dëshiron që skuadra e Manchester Cityt ta fitojë çdo titull këtë sezon.


    Ylli nga Kosova, Bersant Celina, e shënoi një gol shumë të bukur ndaj ish-klubit të tij, duke e kaluar Swansean në epërsi me rezultat 2:0. Ai e festoi këtë gol, duke i vendosur duart e tij te veshët, si për t’i heshtur kritikët.

    Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, mirëpo vendasit nuk u treguan kaq të shkathët në pjesën e dytë të ndeshjes, kur Manchester City arriti ta përmbysë rezultatin. Me fitoren 3:2, skuadra e Pep Guardiolës e siguroi një vend në gjysmëfinale të FA Cup.

    Megjithatë, kjo fitore nuk erdhi pa incidente kontroverse për skuadrën e Pep Guardiolës, pasi që shumë persona besojnë se njëri ndër golat ishte shënuar nga një pozitë jashtë loje dhe se penalltia nuk duhej të ishte akorduar.

    “Kjo ishte për të gjithë ata që tentuan të më goditin këtë javë dhe jo për Manchester Cityn, të cilin e dua dhe e respektoj shumë. Jam shumë krenar për ekipin tonë”, ka shkruar Celina në llogarinë e tij në Instagram.

    “Faleminderit tifozëve, ishit të mrekullueshëm sot. Jam shumë krenar për ekpin. Nuk mund ta besoj se si përfundoi. Të gjithë e dinë çfarë ndodhi dhe unë jam shumë i zhgënjyer. Nuk do të them asgjë tjetër për këtë gjë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!