×
  • Sport
  • Sport

    Challandes dhe Rrahmani: Danimarka ekip i fortë, test për ne

    Reporteri
    20 Mars 2019 | 16:17

    Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes dhe mbrojtësi Amir Rrahmani, kanë folur në një konferencë për media një ditë para sfidës miqësore ndaj Danimarkës.


    Challandes ka folur fjalë të mëdha për përfaqësuesuesen daneze duke thënë se është ndër ekipet më të mira në Europë.

    “Ata janë në top 10-shen e ranglistës botërore, kurse ne 130 dikund”, ka deklaruar Bernard Challandes, raporton Reporteri.net.

    “Përfaqësuesja jonë duhet ta shfrytëzoj këtë mundësi, të vrapojë pas topit, mos të kemi shumë posedimin, por është një mundësi e mirë për ekipin tonë të ri dhe për të ardhmen”, deklaroi ai.

    Duke folur për Ligën e Kombeve, Challandes tha se në këtë garë kanë qenë tejet të suksesshëm, por tani për skuadrën fillon një garë e re.

    Edhe mrbojtësi Amir Rrahmani foli fjalë të mëdha për ekipin danez.

    “Normalisht që Danimarka ka ekip të mirrë siç e tha edhe trajneri. Është një ndeshje ndryshe. Barra nuk bie vetem për mbrojtjen sepse është test për gjithë ekipin dhe do ta kalojmë së bashku”, tha Rrahmani, raporton Reporteri.net.

    I pyetur për mungesën e mesfushorin Valon Berisha, mbrojtësi Rrahmani tha se Valoni është lojtar i rëndësishëm për ekipin por përfaqësuesja ka lojtarë për ta zavendësuar.

    Mediat kanë pyetur trajnerin Challandes lidhur me deklaratën e trajnerit danez i cili ka thënë se sfidën ndaj Kosovës e sheh si një stërvitje.

    Por Challandes është kundërpërgjigjur pa ndonjë nervoz.

    “Nuk besoj se ka menduar ashtu trajneri sepse të gjithë trajnerët e dijnë që nuk ka ndeshje të lehta. Nëse për Danimarkën është stërvitje për neve është vrapim. Nëse fitojmë është e shkëlqyer, nëse barazojmë është e shkëlqyer, nëse humbim do të mësojmë diçka të re”, deklaroi ai.

    Kujtojmë se ndeshja Kosovë-Danimarkë luhet nesër nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!