×
  • Sport
  • Sport

    Challandes do ta ftoj kapitenin e parë të Kosovës si zëvendësim të Kryeziut

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 17:15

    Mesfushori Hekuran Kryeziu nuk do të luaj për Kosovën në ndeshjet e ardhshme kualifikuese kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.


    Trajneri Bernard Challandes është duke planifikuar ta ftoj Anel Rashkajn si zëvendësim të Kryeziut.

    Rashkaj ka qenë kapiteni i parë i Kosovës pasi FIFA i kishte dhënë leje për zhvillim të ndeshjeve ndërkombëtare. Tani 29 vjeçari luan te skuadra suedeze Eskilstuna.

    Për herë të fundit Rashkaj ishte grumbulluar me Kosovën para dy vitesh kur trajner ishte Albert Bunjaku, megjithatë për shkak të lëndimit ai kishte lëshuar grumbullimin.

    Paraqitjen e fundit me ‘Dardanët’ mesfushori kosovar e ka zhvilluar në miqësoren kundër Werder Bremenit në vitin 2015.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!