×
  • Sport
  • Sport

    Challandes konfirmon se Valon Berisha dhe Hekuran Kryeziu janë të lënduar

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 14:01

    Bernard Challandes ka konfirmuar se Valon Berisha dhe Hekuran Kryeziu janë të lënduar dhe do t’i mungojnë Kosovës në ndeshjen miqësore kundër Danimarkës të enjten në Prishtinë.

    Trajneri zviceran i Kosovës konfirmoi se mesfushori i Lazios Valon Berisha do të zëvendësohet nga mesfushori shumë në formë në Sëansea City, Bersant Celina, derisa ka shpresa se Hekuran Kryeziu do të rikthehet për ndeshjen e dytë të Kosovës të hënën e ardhshme.

    “Valoni është i lënduar, por kemi më shumë mundësi, e kemi Celinën në atë pozitë, i cili po luan mirë në Swansea. Hekurani u lëndua, mendoj se nuk është shumë serioze dhe e enjtja është afër, por e presim. Ne kemi kontingjent të pasur për këto dy ndeshje. Jemi në kontakte, është në pritje të rezonancave, nuk ka ndonjë thyerje, ndoshta në lojën e parë nuk mund të luajë, por në të dytën llogarisim në të”, ka thënë Challandes të hënën në një konferencë për media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!