Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listen e futbollistëve që do t’i ketë në shërbim për miqësoren kundër Danimarkës më 21 mars dhe për ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 kundër Bullgarisë, më 25 mars.
Për here të pare në formacion është ftuar Florent Hasani, anëtar i deritashëm i U21 dhe pjesë e skuadrës hungareze, Diosgyori, derisa në emëroren e Challandes janë rikthyer Bersant Celina dhe Bernard Berisha, trasnmeton Reporteri.net.
Grumbullimi dhe akomodimi i futbollistëve të Kombëtares do të bëhet, të hënën, në hotel “Emerald”. /Reporteri.net/.