×
  • Sport
  • Sport

    Challandes tregon se çka synon nga përballja me Danimarkën dhe Bullgarinë

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 11:21

    Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje jashtëzakonisht interesante në muajin mars.


    ‘Dardanët’ fillimisht do të ndeshen me Danimarkën me 21 mars (miqësore), kurse më pas me 25 mars do të fillojnë ciklin e kualifikimit për kampionatin evropian në ndeshjen ndaj Bullgarisë.

    Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur për media para ndeshjeve, ku theksoi se pret paraqitje të mira.
    “Fokusi ynë është tek ndeshja me Bullgarinë, por edhe ndeshja ndaj Danimarkës është një mundësi shumë e mirë për të testuar lojtarët para kualifikimeve për kampionatin evropian”, tha fillimisht ai.

    “Për ne si Kosovë, është një nder të luajmë ndaj Danimarkës. Ata janë në vendin e 10’të në renditjen e FIFA-s. Për ne është shumë mirë që të luajmë ndaj një skuadre aq të mirë këtu në Kosovë.”

    “Tashmë gjithçka nis nga fillimi, për ndeshjen ndaj Danimarkës kam tre qëllime: Të testojë se si mund të mbrohemi nga skuadrat shumë të mira në sulm, të shohim se si mund të mbajmë topin në këto sfida dhe të shoh se si mund te sulmojmë”, përfundoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!