×
  • Sport
  • Sport

    Challandes zbulon kush ishte lojtari më i mirë sonte

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 23:37

    Kosova sot barazoi 2-2 me Danimarkën, ekipë kjo që është e ranguar në vendin e 10 të ranglistës së FIFA.

    Kombëtarja e Kosovës zhvilloi një paraqitje fantastike dhe bëri që Danimarka vetëm në minutën e 91 ta gjejë barazimin, shkruan Reporteri.net

    Duke folur përpara mediave, Bernard Challendes u pyet edhe për lojtarin më të mirë të ndeshjes:

    “Lojtari më i mirë ishte skuadra. Të gjithë kanë dhënë maksimumin dhe dua të kërkojë që të gjithë të qëndrojmë të qetë”

    Ai ka thënë se kjo ishte vetëm një miqësore duke aluduar se ndeshja ndaj Bullgarisë është ajo që ka rëndësi të madhe.

    “Ne luajtëm mirë kundër Danimarkës por duhet pranuar që ishte vetëm nje miqësore dhe nuk do të vlente asgjë nëse kundër Bullgarisë nuk luajmë mirë dhe nuk nxjerrim rezultat pozitiv” ka thënë Challandes.

    Kosova luan më 25 mars kundër Bullgarisë në ndeshjen e parë kualifikuese për “Euro 2020”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!