Skuadra angleze, Chelsea ka fituar me rezultat 0 me 5 në ndeshjen e dytë ndaj Dynamo Kievit për ta çuar rezultatin e përgjithshëm në 0 me 8 dhe kështu është kualifikuar në çerekfinale të Europa Ligës.
Sulmuesi francez, Olivier Giroud shënoi hat-trick teksa nga një gol e realizuan Marcos Alonso dhe Hudson-Odoi.
Tutje ka shkuar edhe skuadra italiane, Napoli përkundër humbjes si mysafir në takimin e dytë të 1/8 së finales nga Salzburgu, kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm 4 me 3.
Në takimin tjetër, Valencia ka eliminuar Krasnodarin. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.