×
  • Sport
  • Sport

    Chelsea gabon ndaj Everton, ia vështirëson punët vetës për “top 4”

    Reporteri
    17 Mars 2019 | 19:33

    Skuadra e Chelseas ka pësuar humbje si mysafir ndaj skuadrës së Everton me rezultat 2-0.

    Pjesa e parë ishte e dominuar nga Chelsea por pa fryte pasi londinezët nuk arritën ta gjejnë rrugën drejt golit, shkruan Reporteri.net

    Me të filluar pjesa e dytë kur po zhvillohej minuta e 49-të ishte Richarlison ai i cili i dha epërsinë vendasve pasi shënoi me kokë.

    Për ta vulosur rezultatin u përkujdes Gylfi Sigurdsson i cili edhe pse huqi penalltinë arriti që në tentimin e dytë të shënoj ndaj portjerit Kepa.

    Me këtë humbje Chelsea e humbet rastin që t’i ofrohet Tottenham Hotspurit në vetëm një pikë. Tani ajo gjendet në pozitën e 6-të me 57 pikë të tubuara, 3 më pak se Arsenal që gjendet në vendin e 4-të, pozitë që qon direkt në garat e Champions League.

    Në anën tjetër Everton ngjitet në vendin e 11-të me 40 pikë të tubuara./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!