×
  • Sport
  • Sport

    Chelsea ia rikujton Liverpoolit rrëshqitjen e Gerrardit që i kushtoi titullin

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 13:18

    Liverpool dhe Chelsea luajnë kryendeshjen e kësaj fundjave në kuadër të Premier League.


    Të dy ekipet zbresin në fushë me objektiva të ndryshëm, me vendasit që kërkojnë të vazhdojnë luftën për titull e mysafirët duan të luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

    Kjo ndeshje ka marrë edhe më shumë vëmendje falë edhe asaj çfarë ndodhi pesë vite më parë, kur Liverpool në ‘Anfield’ nuk arriti të mposhte Chelsean, duke e humbur ndeshjen 0-2 dhe duke i shuar të gjitha shpresat që pas 24 viteve ta sillenin në shtëpi titullin e Premier Ligës.

    Edhe më e veçantë mbetet rrëshqitja e kapitenit asokohe Steven Gerrard, që ishte ‘fajtor’ në vetet për atë humbjen befasuese nga Chelsea i Jose Mourinhos. Legjenda angleze u largua nga ‘Të Kuqtë’ si ikon, por pa e fituar asnjëherë titullin e ligës.

    Për këto arsye kjo ndeshje e sotme është shumë e veçantë, duke i shtuar faktin se Manchester City luan me Crystal Palace, ashtu siç ndodhi edhe pesë vite më parë, kur Chelsea mposhti Liverpoolin.

    Për më tepër, skuadra e Jurgen Klopp nuk e shijon fitoren në shtëpi ndaj ‘Bluve’ që nga maji i vitit 2012, teksa pritet të jetë një ndeshje mjaft interesante, e cila fillon nga ora 15:30.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!