×
  • Sport
  • Sport

    City mposht Palacen për ta rimarrë kreun, rikthen friken tek Liverpooli

    Reporteri
    14 Prill 2019 | 17:15

    Manchester City e ka vazhduar formën fantastike edhe ndaj Crystal Palace, duke u rikthyer në maje të Premier Ligës.


    ‘Qytetarët’ mposhtën ‘Shqiponjat’ me rezultat 1-3, falë përformancës fantastike të Raheem Sterling.

    Ky i fundit shënoi fillimisht në minutën e 15-të, pas një asistimi perfekt të Kevin De Bruyne, i cili ishte njëkohësisht i pari për belgun këtë sezon.

    Ekipi i Guardiola vazhdoi dominimin dhe golin e dytë e gjeti me autorin e njëjtë. Sterling (63′) shfrytëzoi mjaft mirë një pasim të Leroy Sane në zonë dhe realizoi për 0-2.

    Vendasit befasuan me anë të Milivojevic (81′), i cili shënoi një gol fantastik nga gjuajtja e lirë.

    Mirëpo, shumë shpejt Gabriel Jesus (90′) vulosi fitoren e mysafirët dhe shënoi për 1-3.

    City rikthehet në krye me 84 pikë, një më shumë se sa Liverpool. Crystal Palace mbetet në vendin e 13-të me 39 pikë.

    Javën e ardhshme, lideri i Premier Ligës luan derbin ndaj Tottenham në ‘Etihad Stadium’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!