×
  • Sport
  • Sport

    City nuk ka traditë në Ligën e Kampionëve, mposhtet nga Tottenham

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 22:55

    Tottenham Hotspur kanë arritur të shënojnë fitore të madhe kundër Manchester Cityt, duke i mposhtur ata me rezultat të ngushtë 1-0.


    Tottenham Hotspur kaloi në epërsi me anë të koreanit Heung Min Son.

    Son shënoi në minutën e 78–të pasi mori një super-asistim nga danezi, Christian Eriksen, shkruan Reporteri.net

    Megjithatë u dasht vetëm që VAR të ndërhyjë që goli të pranohet për shkak të dyshimeve se topi kishte kaluar vijën fundore.

    Spurs kanë mbetur pa lojtarin e tyre më të mirë, Harry Kane i cili u largua për shkak të një lëndimi, i cili dukej mjaft i rënd.

    Megjithatë asgjë nuk ka përfunduar sa i përket dilemës së fituesit, pasi menjhëherë pas një jave zhvillohet ndeshja e kthimit në Etihad Stadium./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!