×
  • Sport
  • Sport

    ‘Çmendet’ Real Madridi, ofertë rekorde për yllin e Parisit

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 19:17

    Real Madrid janë gati që ta dërgojnë një mesazh me nënshkrimin e një ‘Galaktiku’, pasi që gjigantët spanjoll kanë bërë një ofertë rekorde prej 240 milionë funteve për yllin e PSG, Kylian Mbappe.


    Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane nuk e ka fshehur dëshirën për ta bërë një ‘hallakamë’ në skuadër dhe të jetë konkurrente përsëri në Europë, shkruan Reporteri.net

    Oferta rekorde për Mbappe, sipas France Football, do të ishte pjesa e parë për Madridin në verë ku ata shpresojnë se do t’i sigurojnë shërbimet e Eden Hazard dhe Paul Pogba që të luajnë përkrah Mbappe.

    Francezi Zidane, sipas raporteve, është pajtuar që 20-vjeçari të bëhet figura kryesore e ndryshimeve në Madrid, me ndryshimet drastike që po planifikohen me Gareth Bale, James, Isco e Benzema që pritet të largohen.

    Me vetëm 20 vite mbi supe, Mbappe ka luajtur një rol kyç në fitimin e Kupës së Botës dhe ka shënuar 94 gola për PSG dhe Francën.

    Në anën tjetër, mediat në Spanjë shkruajnë se Eden Hazard është gati që të bëjë një kërkesë për largim, me qëllim që ta siguroj kalimin në Madrid. Hazard është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe Chelsea kërkojnë 100 milionë funte që ta lënë belgun të lirë.

    Përderisa Hazard dhe Mbappe shihen si dy futbollistët që mund ti ofrojnë sulmit të Realit atë që i nevojitet, Pogba shihet si objektivi primarë për qendrën e mesfushës.

    Manchester United kërkon hiq më pak se 160 milionë funte për francezin, shumë kjo e cila është e papërballueshme për Real Madridin që t’i shpenzoj brenda një afati kalimtarë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!