×
  • Sport
  • Sport

    Danimarkën e pret një “stërvitje” e vështirë, kjo është arsyeja

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 16:22

    Kombëtarja e Kosovës do të përballet sot me Danimarkën në stadiumin Fadil Vokrri në një ndeshje të karakterit miqësor para sfidës së rëndësishme që do ta luajë më 25 mars kundër Bullgarisë në kuadër të kualifikimeve të EURO 2020.

    Kosova pas një kohe të gjatë do të përballet me një kundërshtarë që për nga kualitetet qëndron dukshëm më mire.

    Danimarka është në vendin e 10-të në ranglistën e FIFA-s dhe trajneri i tyre, Age Hareide e ka cilësuar ndeshjen ndaj Kosovës si një ‘stërvitje’.

    Por, duhet kujtuar që Kosova është pa humbje që nga tetori i vitit 2017, kur atë kohë ishte mposhtur nga Islanda me rezultat 2-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

    Lojtarët e Kosovës janë duke shkëlqyer në klubet e tyre, sidomos ata të fazës ofanzive.

    Milot Rashica ka shpërthyer me Werderin Bremenin në sezonin pranveror ku ka shënuar 7 gola në total, 6 në Bundesliga dhe një në Kupën e Gjermanisë.

    Rashica para ndeshjes me Danimarkën ka shprehur dëshirën që të luajë si qendërsulmues, pasi në këtë pozitë po luan edhe tek Werderi ku po tregohet shumë produktiv.

    Arbër Zeneli, futbollisti më i mirë në Kosovë për vitin 2018 në janar ndërroi klub ku kaloi nga Heerenveen te Reims.

    Anësori i Dardanëve e ka gjetur menjëherë veten te Reims dhe ka realizuar 7 paraqitje me francezët ku ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar 3 asiste.

    Bersant Celina është një tjetër lojtar që nga faza ofenzive e Kosovës po kalon momente të mira me skuadrën e tij, Swansean.

    22 vjeçari nga Prizreni është shndërruar në lojtarin kyç të Swanseas, derisa fundjavën që shkoi i shënoi gol të bukur në FA Cup ish-skuadrës së tij, Manchester Cityt.

    Vedat Muriqi po përjeton formën më të mirë në karrierë dhe është më meritori pse Rizespor po lufton për një vend që ia siguron garat evropiane.

    Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 7 asiste te Rizespor. Për shërbimet e 24 vjeçarit është duke i interesuar gjiganti turk, Fenerbahce.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!