×
  • Sport
  • Sport

    “Dardanët” janë gati për fitore

    Reporteri
    21 Mars 2019 | 15:43

    Tifozët besnikë të Kosovës “Dardanët” presin fitore nga Verdhekaltrit në ndeshjen e sotme ndaj Danimarkës.


    Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte një ndeshje miqësore me Danimarkën në stadiumin “Fadil Vokrri”, e cila fillon në orën 19:00. Dhe, Verdhekaltrit nuk do të jenë vetëm në duelin e sotëm.

    Stadiumi i kryeqytetit pritet të jetë i mbushur, ndërsa as kësaj radhe nuk do të mungojnë tifozët besnikë – “Dardanët”.

    Këta të fundit e kanë mbështetur gjithmonë Përfaqësuesen e Kosovës, qoftë në ndeshjet si vendëse ashtu edhe si mysafire.

    Andaj, ata janë të gatshëm edhe për duelin e sotëm, ku presin fitore ndaj Christian Eriksenit me shokë.

    Drejtuesit e tifozëve kryesorë të Kosovës i kanë njoftuar anëtarët e tyre rreth grumbullimit para futjes në stadium.

    “’Dardanët’, gati për fitore. Takohemi të gjithë Dardanët tek parkingu mbrapa stadionit në ora 18:00!”, kanë shkruar “Dardanët” në rrjetet sociale.

    Ata kanë premtuar spektakël në tribuna, si sonte, ashtu edhe në ndeshjen e së hënës ndaj Bullgarisë, me të cilën Kosova do ta nisë kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!