×
  • Sport
  • Sport

    De Ligt: Nuk e merituam të na shkatërrohen ëndrrat

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 13:08

    Matthijs de Ligt beson se Ajaxi nuk e meritoi të eliminohej nga Liga e Kampionëve në ndeshjen e mbrëmshme kundër Tottenhamit, e cila thotë se ia shkatërroi ëndrrat.


    Rrugëtimi i Ajaxit në këtë sezon të Ligës së Kampionëve ka qenë i jashtëzakonshëm. Përkundër që futbolli në Evropë është i zhytur në transferime shumë të shtrenjta dhe paga të larta, klubi holandez e arriti gjysmëfinalen me lojtarë të rinj dhe të lirë, transmeton Gazeta Express.

    Skuadra e Erik ten Hag e mposhti edhe Juventusin, edhe Real Madridin, në rrugëtimin e tyre prej katërshes së fundit të Ligës së Kampionëve, mirëpo mbrëmë ata u eliminuan nga Tottenhami në një tjetër natë magjike në Evropë.

    “Kur e shikon të gjithë ndeshjen, ne nuk e merituam të eliminohemi. Nuk humbëm asgjë në pjesën e parë të ndeshjes, por tani jemi të eliminuar. Është e mrekullueshme”, ka thënë  De Ligt.

    “Ëndrra jonë është shkatërruar. Do të më pëlqente shumë të luaja në finale, por kjo nuk do të ndodhë. Unë rrëqethem kur e mendoj se si na përkrahen tifozët pas fundit të ndeshjes”.

    “Është e vështirë ta themi tani, por duhet ta lëmë këtë që ndodhi në të kaluarën. Ne i kemi edhe dy ndeshje të rëndësishme për ta fituar titullin e Eredivisie. Kjo është më e rëndësishmja tani”.

    Ajaxi e mbylli pjesën e parë duke fituar me rezultat 2:0, pasi golat e shënuara nga Matthijs de Ligt dhe Hakim Ziyech ia dha atyre epërsinë me rezultat të përgjithshëm 3:0.

    Mirëpo, skuadra e Mauricio Pochettinos i mblodhi forcat për pjesën e dytë të kësaj ndeshjeje dhe arriti ta sigurojë fitoren me rezultat 3:2, përkundër që kjo gjë dukej shumë e pamundur pas lojës në pjesën e parë.

    Lucas Moura e shënoi një het-trik të paharrueshëm. Goli i tij i tretë, që ia siguroi londinezëve kualifikimin në finale të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, erdhi në minutën e 96-të të ndeshjes, vetëm disa momente para se të përfundonte ndeshja.

    Sapo gjyqtari e sinjalizoi fundin e ndeshjes, lojtarët e Tottenhamit ranë në fushë dhe Pochettino filloi të qante menjëherë pasi e përshëndeti trajnerin e kundërshtarëve, Ten Hag.

    Tani, Tottenhami do të takohet me Liverpoolin në finalen angleze të Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet më 1 qershor në stadiumin e Atletico Madridit, “Wanda Metropolitano”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!