×
  • Sport
  • Sport

    De Ligt: Ronaldo është si grabitqar

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 10:30

    Qendërmbrojtësi i talentuar i Ajaxit, Matthijs de Ligt, e ka lavdëruar Cristiano Ronaldos pas përballjes në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve.


    Juventusi e barazoi me rezultat 1:1 ndeshjen me Ajaxin, në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. Italianët fillimisht kaluan në epërsi përmes një goli të shënuar nga Cristiano Ronaldo, mirëpo Ajaxi më vonë e barazoi rezultatin, transmeton Gazeta Express.

    Ronaldo është golashënuesi më i mirë në histori të Ligës së Kampionëve. Në total, Ronaldo tani i ka 64 gola në fazën e eliminimit direkt, tri më shumë se në fazën grupore (61). Prej tyre, 23 i ka shënuar në 1/8 e finaleve, 24 në çerekfinale, 13 në gjysmëfinale dhe katër në finale.

    Matthijs de Ligt e kuptoi në këtë ndeshje se sa i rrezikshëm është Ronaldo brenda zonës së portierit, mirëpo shtoi se Ajaxi e dëshmoi se e kanë merituar të arrijnë deri në këtë fazë.

    “Ishte një atmosferë e zjarrtë që nga fillimi dhe ne patëm raste të mira për të shënuar vazhdimisht, por fatkeqësisht pranuam gol pikërisht para përfundimit të pjesës së parë”, tha De Ligt pas ndeshjes.

    “Cilësia më e mirë e Ronaldos, përveç talentit të tij, është që ai është si grabitqar brenda 16-metërshit. Ai e sheh çdo mundësi, çdo hapësirë të vogël, dhe sulmon menjëherë në mënyrë të jashtëzakonshme”.

    “E dimë se nuk duhet të lëmë hapësira në mbrojtje kundër Juventusit, pasi që ata janë të përgatitur pikërisht për gjëra të tilla. Ne e pasonim topin rreth e rrotull dhe tentonim të gjenim hapësirë në mbrojtjen e tyre”.

    “Mendoj se bëmë punë të mirë. E kemi një skuadër të mirë që e jep maksimumin në ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Ne e dëshmuan sot se nuk jemi në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve falë ndonjë gabimi apo fati”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!