×
  • Sport
  • Sport

    Deklaratat më të bujshme të Kloppit si trajner i Liverpoolit

    Reporteri
    15 Maj 2024 | 13:17

    Menaxheri Jurgen Klopp pritet të përshëndetet me fansat e Liverpoolit në ndeshjen e fundit.

    Mediumi i njohur Goal.com ka publikuar disa prej deklaratave më të bujshme të Kloppit si menaxher i Liverpoolit.

    Gjatë nëntë vjetëve në krye të Liverpoolit, Klopp ka treguar se ka alamet dije për futbollin, por veç të tjerash ka treguar se është njeri, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Dashuri në shikim të parë

    “Kam dëgjuar nga agjenti im se Liverpooli ishte interesuar për mua dhe unë thash menjëherë: “Oh Zot! Ishte sikur kur u njoftova me gruan time: ‘E pash atë dhe thash: ‘Ok, do të martohem me të’, kështu ishte me klubin. Ishte i duhur që në momentin e parë”, kishte thënë Klopp kur u pyet nëse është çift i përkryer me Liverpoolin.

    Normali

    “Nuk dua ta përshkruaj veten. A është dikush në këtë dhomë që mendon se unë bëj mrekulli? Jo, unë jam djali normal. Vij nga Black Forest dhe nëna ime mund të jetë para televizorit duke shikuar këtë konferencë për media dhe nuk ka thënë asnjë fjalë deri më tani. Por është krenare. Pra, jam djali normal. Jam normali”, kishte deklaruar Klopp

    Shija e hidhur e humbjes

    “Do të ndërroja personalitetin tim, por nuk mund ta harroj atë dreq humbje nga Crystal Palece”, ka thënë Klopp duke treguar se e kishte përjetuar rëndë humbjen e parë si menaxher i Liverpoolit.

    Performanca shpërthyese

    “Fjala më e mirë që mund ta përshkruaj këtë është: Boom!”, kishte deklaruar Klopp pas fitores 3 me 0 të Liverpoolit kundër Manchester Cityt në marsin e vitit 2016.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!