×
  • Sport
  • Sport

    Dëmtimi i lojtarit të Arsenalit shqetëson edhe Juventusin

    Reporteri
    19 Prill 2019 | 12:21

    Mesfushori uellsian, Aron Ramsey, u dëmtua në minutën e 31-të të takimit të mbrëmshëm mes Napolit dhe Arsenalit dhe kërkoi zëvendësimin, duke alarmuar njëkohësisht klubin londinez, por edhe Juventusin.


    Kjo pasi Ramsey do të largohet në verë nga “Topçinjtë”, për t’iu bashkuar Juventusit, me të cilin ka nënshkruar një para-kontratë, për 5 sezonet e ardhshme.

    Paraprakisht flitet për një dëmtim muskulor të Ramsey, ndërsa vetëm në ditët në vijim do të mund të kemi një përgjigje për shkallën e problematikës dhe sa kohë duhet të rrijë jashtë fushave.

    Deri atëherë, përveç Emery, në ankth është edhe Massimiliano Allegri, që kërkon ta ketë mesfushorin që nga fillimi i përgatitjeve për sezonin e ardhshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!