Federiko Valverde ka pësuar një ndrydhje të shkallës së tretë në kyçin e këmbës dhe pritet të mungojë nga tre deri në gjashtë javë.
Mesfushori i Real Madridit u dëmtua pas një ndërhyrjeje të Lee-Kang-In gjatë derbit ndaj Atleticos së Madridit.
Në kampin madrilen ka pasur protesta për dy ndërhyrje të ashpra në pjesën e parë, nga Romero dhe Lee-Kang-In, që sipas tyre nuk u ndëshkuan me karton të kuq.
Dëmtimi i Valverdes lidhet me ndërhyrjen e futbollistit koreanojugor, pas së cilës uruguaiani pësoi problemin në kyç.
Real Madridi shpreson që Valverde të rikthehet pas tre javësh, pas përfundimit të pushimit të kombëtareve.
Megjithatë, dëmtime të tilla zakonisht kërkojnë një periudhë mesatare rikuperimi prej rreth gjashtë javësh. Në raste më të komplikuara, mungesa mund të zgjasë deri në tre muaj.