×
  • Sport
  • Sport

    Dikur luante për Kombëtaren e Kosovës, tash punon si kamarier në SHBA

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 22:32

    Ish-portieri i Kombëtares së Kosovës, Granit Kolshi vendosi të heq dorë nga futbolli i luajtur në moshën 27-vjeçare, për të punuar si kamarier në SHBA.


    Gardiani kishte një karrierë tepër të suksesshme në vendin e tij, madje arriti të fitonte kampionatin, Kupën dhe Superkupën me Feronikelin. Së fundmi Kolshi ishte pjesë e klubit pejan të Besës.

    Më herët ai ka veshur edhe fanellën e Kombëtares së Kosovës, por ëndrra Amerikane bëri që shqiptari të hiqte dorë nga futbolli për t’iu përkushtuar një profesioni tjetër, atij të kamarierit, shkruan Periskopi.

    Për herë të fundit, Kolshi ka qenë i grumbulluar me Kosovën në 5 shtator të vitit 2016-të në sfidën ndaj Finlandës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!