Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në prag të ndeshjes miqësore kundër Danimarkës dhe nisjes se kualifikueseve të Euro 2020, ka realizuar një video për t’i motivuar lojtarët e Kosovës.


“Dardanët e Kosovës u bënë bashkë për ta na bërë krenarë duke e lartësuar flamurin e Kosovës”, thotë Haradinaj në video ku shihet në stërvitjen e Kosovës.

Ai ka takuar të gjithë lojtarët, shtabin teknik dhe krerët e FFK-së si dhe i ka motivuar përpara nisjes së kualifikuesve.

Reklamë

Miqësorja Kosovë-Danimarkë luhet sonte në ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe do të jetë testi i fundit për përfaqësuesen e cila të hënën luan ndaj Bullgarisë ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2020.