×
  • Sport
  • Sport

    Doncic ia bën bajat James Harden-it

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 10:23

    Houston Rockets kanë arritur të shënojnë fitore të ngushtë mbrëmë ndaj Dallas Mavericks me rezultat 94:93, por ajo çka ra në sy ishte paraqitja fenomenale e të riut të Dallas, Luca Doncic.

    Luka Doncic ka arritur që ta bllokoj James Harden në step-back, në atë që njihet si specialiteti i tij. Doncic shkëlqeu edhe njëherë duke kontribuar me 19 pikë, 9 asiste dhe 15 kërcime, por kjo nuk i mjaftoi Dallas Mavericks që në fund të shënojnë fitore.

    Për Houston më të mirët ishin Eric Gordon i cili kontriboi me 26 pikë dhe 3 kërcime i pasuar nga James Harden me 20 pikë, 4 asiste dhe 5 kërcime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!