Dukagjini ka marrë një fitore të madhe, e cila e rikthen atë në vendin e tretë.

Skuadra e drejtuar nga Armend Dallku ka fituar minimalisht ndaj Vushtrrisë, me ndeshjen e luajtur në kuadër të xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës.

Dukagjini fitoi 1-0, me takimin e zhvilluar nën dritën e reflektorëve në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Reklamë

Golin e vetëm në këtë përballje e shënoi Elton Basri, në minutën e dhjetë, pas një goditjeje këndi për vendasit.

Me këtë fitore, Dukagjini ringritet në vendin e tretë në tabelë, me 16 pikë, dy më shumë se Gjilani e Drita që janë në pozitat katërt dhe pesë.

Ndërkohë, klinasit janë tri pikë larg Malishevës e Prishtinës, që kanë nga 19 sosh.

Në anën tjetër, Vushtrria është e fundit në tabelë, me vetëm tri pikë të fituara.