×
  • Sport
  • Sport

    Dy autobusë me tifozë në përkrahje të Prishtinës ndaj Vareses në Itali

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 19:09

    Tifozët e Prishtinës, “Plisat” kanë ftuar shqiptarët në Itali të dalin në përkrahje të Prishtinës për ndeshjen e kthimit në FIBA Europe Cup ndaj Vareses.


    “Plisat” përmes një njoftimi në rrjetet sociale kanë thënë se tashmë janë konfirmuar dy autobusë me tifozë shqiptarë që do të përcjellin ndeshjen.

    “Të dashur simpatizantë të Prishtinës, siç e dini klubi jonë i zemrës zhvillon ndeshjen e saj të kthimit kundër Vareses më 13 mars në Itali, andaj ftojmë të gjithë të jeni në përkrahje të klubit tonë. Deri më tani janë të konfirmuar 2 autobusë me tifozë shqiptarë që kanë për ta përcjellë ndeshjen. Biletat duhet të blihen në sektorin që gjendet mbrapa Bankës ku do të ulët ekipi i Prishtinës. Tribuna Est Gold 4 është ndarë për tifozët e Prishtinës. FORCA PRISHTINË”, thuhet në njoftimin e “Plisave”, trasnmeton Reporteri.net.

    Kujtojmë se Prishtina pësoi me tri pikë diferencë në ndeshjen e parë në shtëpi, 77:80, ndërsa të mërkurën kërkon përmbysjen dhe kalimin tutje. / Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!