×
  • Sport
  • Sport

    Dy klube angleze interesohen për McKennien e Juventusit

    Reporteri
    15 Mars 2024 | 18:06

    Manchester Unitedi dhe Arsenali raportohet se janë duke luftuar për shërbimet e mesfushorit amerikan të Juventusit, Weston McKennie.

    25-vjeçari dështoi të tregonte veten te Leeds Unitedi në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, duke realizuar vetëm një gol në 20 ndeshje.

    McKennie është kthyer te Zonja e Vjetër dhe ka gjetur formën më të mirë. Në 27 ndeshje ka asistuar në nëntë gola.

    Për shkak të mungesave të Nicolo Fagiolit dhe Paul Pogbas, McKennie ka shfrytëzuar mundësitë dhe ka asistuar në dy golat ndaj Atalantas.

    Juventusi dëshiron të vazhdojë kontratën e tij, por tani është i lidhur me një kthim në Premier Ligë pasi Unitedi dhe Arsenali kanë shprehur interesim për të.

    Shifra prej 15 milionë funteve do të ishte e mjaftueshme që Juventusi ta shiste amerikanin.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!