Adri Mehmeti është në një nga talentet më premtuese të futbollit amerikan, dhe atij i ka dedikuar edhe CNN-i një artikull.

Vetëm 17 vjeç, por ka  arritur të bëhet titullar te New York Red Bulls dhe së fundmi ka debutuar edhe me kombëtaren e parë të ShBA-së.

“Të dy prindërit e tij janë nga Shqipëria, një vend ku futbolli është si një fe e dytë për shumë njerëz. Edhe babai i tij ka luajtur në rininë e tij, duke përfaqësuar vendin në nivelet e moshave të reja”, shkruan CNN.

Reklamë

“Kam filluar të godas topin me babanë tim kur isha rreth dy vjeç. Duke luajtur çdo ditë në oborr, u dashurova me këtë sport” ka thënë Mehmeti.

Mehmeti ishte bërë pjesë e akademisë së New York Red Bulls në vitin 2019, teksa në shkurt debutoi me ekipin e parë e në prill shënoi golin e tij të parë në MLS.

“Paraqitjet e tij bindëse bënë që përzgjedhësi Mauricio Pochettino ta ftonte në kombëtaren amerikane. Mehmeti debutoi në shtator, në fitoren 4-1 ndaj Perusë, duke hyrë në lojë në minutën e 88-të”.

“Më parë, ai kishte përfaqësuar Shqipërinë në grupmoshat e reja, ndërsa më pas debutoi me kombëtaren A të ShBA-së”.

Mehmeti ka zbuluar se lojtarët që admiron janë Rodri dhe Pedri, e së fundmi edhe me Elliot Anderson.

Reklamë

E tash, sipas CNN-it, Mehmeti konsiderohet pjesë e një gjenerate të re futbollistësh që pritet të kenë rol të rëndësishëm në të ardhmen e kombëtares amerikane.