×
  • Sport
  • Sport

    E FUNDIT: Edhe një yll i bashkohet Kosovës

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 15:29

    Tashmë është edhe zyrtare.


    Florent Hadërgjonaj do t’i bashkohet Kosovës për ndeshjet e muajit Qershor.

    Kështu ka konfirmuar vetë futbollisti në faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook”.

    Anëtari i Huddersfieldit që nga viti 2017 vazhdon të shkëlqejë në Premier Ligë, derisa pritet të jetë armë e fortë për selektorin Challandes në krahun e djathtë të mbrojtjes.

    Ai do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet si mysafir, atë ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë.

    Më poshtë postimi i plotë i Hadërgjonajt:

    Përshëndetje të dashur miq. Dua që të ju njoftoj se tani sapo kam marrë pasaportën e Kosovës dhe jam gati që të luaj me fanellën më të bukur në botë. Dëshira ime gjithmonë ka qenë të luaj për vendlindjen time, mirëpo është dashur të vije momenti i duhur. Jam grumbulluar edhe nga Zvicra nga të gjitha grupmoshat deri në ekipin e parë. Nga tani, unë Florent Hadergjonaj jam një Dardan plus për trajnerin Bernard Challandes dhe do të jap gjithmonë maksimumin për Kosovën tonë. #FH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!