Një muaj pas zyrtarizimit të Kylian Mbappes te Real Madridi nga Paris Saint-Germaini, vëllai i tij i vogël është larguar nga klubi francez.

Ethan Mbappe nuk ka vazhduar kontratën me PSG-në, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Ai të enjten është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Lille, ku luan edhe anësori i Kosovës, Edon Zhegrova.

Reklamë